17 janar, 2022 – Në kuadër të ndeshjeve miqësore të parapara të zhvillohen në muajin mars, presidenti Agim Ademi ka konfirmuar sot se është arritur marrëveshja që Kombëtarja A e Kosovës më 29 mars të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Zvicrës.
Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh.