11 tetor, 2023 – Kombëtarja e Kosovës do të luajë të enjten ndeshjen e radhës si mysafire e Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. E në prag të kësaj ndeshje, drejtuesit e Federatës së Andorrës shtruan darkë për delegacionin e FFK-së dhe delegatin e UEFA-s. Në një ambient tejet miqësor, krerët e Federatës së Andorrës shprehen respektin për historinë e futbollit kosovar dhe potencialin e tij. Gjatë kësaj darke u diskutua rreth zhvillimit të futbollit në të dyja vendet, teksa u shkëmbyen edhe dhurata.