memli-milkoreit-takimi  Sot më 20 nëntor, krerët e FFK-së, Fadil Vokrri kryetar, Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm dhe ata të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), me nënkryetarin z. Rainer Milkoreit dhe drejtorin për marrëdhënie me jashtë, edukim e trajnim  z. Markus Weidner, u pritën nga ministri i MKRS-së z. Memli Krasniqi. Fillimisht ministri Krasniqi, i ka falënderuar për mbështetjen që DFB-ja po i jep futbollit të Kosovës dhe kjo ndihmë është tepër e vlefshme. milkoreitffk-ministri“Prej takimit tonë të fundit e deri tash ka pasur përparime në drejtim të ndërkombëtarizimit sidomos ne presim që në mbledhjen e 5 dhjetorit të KE të FIFA-s të merret një vendim pozitiv për futbollin e Kosovës. Unë shpresoj se bashkëpunim ynë do të thellohet edhe më shumë. Kosova ka shumë sfida, por kemi shumë nevojë për mbështetjen tuaj, sidomos që këtu të krijohet një qendër edukimi, memli-milkoreitpër trajnerë, gjyqtarë dhe administratorë. Kjo është me rëndësi, që jo vetëm të kemi trajnime për këto kategori por që të aftësojmë edhe njerëzit tanë që ata pastaj të aftësojnë kuadrot tona. Pra duhet të krijojmë kapacitetet tona. Të krijojmë një qëndrueshmëri dhe të jemi të gatshëm që kur të ndodhë pranimi në UEFA e FIFA, në këtë drejtim jemi të gatshëm për të ecur përpara. milkoreit-memliNe e mbështesim fuqishëm FFK-në. Ne kemi besim te ju dhe unë shpresoj se bashkëpunimi ynë veç sa do të thellohet në çdo segment”, ka theksuar ministri Krasniqi.
Nga ana e tij nënkryetari i DFB-së, z. Rainer Milkoreit, duke falënderuar ministrin për pritje ka thënë:” Ndihemi krenar sa herë që takohemi me juve dhe ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim FFK-në dhe për këtë këtu kam marrë një përforcim siç është z. Weidner, që është një lloj ministri i jashtëm i futbollit gjerman. Me këtë dua t’iu siguroj se ne do të bëjmë hapin tjetër që këtu të instalojmë një qendër të edukimit dhe trajnimin e të gjitha segmenteve të FFK-së. Pas dy licencimeve që patëm në të kaluarën, ne duam që bashkëpunimi të thellohet dhe përmes një qendre të punojmë në profesionalizimin e kuadrove të FFK-së. Ne jemi të përkushtuar që ta mbështesim FFK-në dhe na impresionon fakti që FFK-ja ka mbështetjen e ministrisë së sportit dhe të vet ministrit gjë që nuk është kështu në shumë shtete. Kjo na bën që ta përkrahim edhe më shumë futbollin e Kosovës”.