vokrri-salihunefifaSot më 26 shkurt ka përfunduar punimet Kongresi zgjedhor i FIFA-s, ndërsa dje është  mbajtur Kongresi i jashtëzakonshëm i UEFA-s. Delegacioni i FFK-së në krye me Fadil Vokrrin, kryetar dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu ishin të pranishëm në kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA-s që u mbajt dje dhe sot në kongresin e zgjedhor të jashtëzakonshëm të FIFA, ku për president u zgjodh Gianni Infanitino. Pjesëmarrja në këto dy kongrese për krerët e FFK-së është tejet domthënës, sepse patën rastin të takojnë shumë kryetar të federatave evropiane dhe botërore për të senzibilizuar çështjen e parnimit sa më të shpejt të futbollit të Kosovës në këto dy institucione ndërkombëtare. Kryetari Vokrri, pas përfundimit tha se pjesëmarrjen tonë në këto dy kongrese e kemi shfrytëzuar maksimalisht që të takojmë shumë kryetar të federatave nga të cilët kemi kërkuar mirëkuptim dhe mbështetje për futbollin e Kosovës. Ndërsa që zgjedhja e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s, do të na ndihmojë shumë në arritjen e synimeve tona. Ndërkaq, sekretari i përgjitshëm Eroll Salihu ka thënë se zgjedhja e z. Infantino për president të FIFA-s, është një ndihmesë e madhe edhe për FFK-në, pasi që ne kemi pasur kontakte të shumta, sa ishte sekretar i UEFA-s dhe cili e njeh jashtëzakonisht mirë procedurat  e aplikimit që e bën më të lehtë pranimin tonë në institucionet ndërkombëtare në UEFA dhe FIFA.
fifakongres