30 mars, 2022 – Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari, Bakir Burri kanë udhëtuar sot në Doha të Katarit, ku do të marrin pjesë në Kongresin e rregullt të FIFA-s. Përveç punimeve të Kongresit, krerët e FFK-së do të marrin pjesë edhe në tërheqjen e shortit për fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katari 2022”, i cili do të zhvillohet në muajt nëntor-dhjetor.
Gjatë qëndrimit disa ditor në Doha, Ademi e Burri pritet të takojnë homologë nga federatat e tjera, me qëllim të krijimit të urave të bashkëpunimit dhe të miqësisë.