30 prill, 2022 – Presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, sot, kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit të tetë zgjedhor të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, organizatë kjo që bashkon klubet shqiptare të futbollit që veprojnë në këtë shtet. Delegatët e këtij Kuvendi rizgjodhën për kryetar Ruzhdi Statovcin.
Presidenti Ademi duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke uruar z. Statovci për mandatin e ri, vuri në pah rolin e rëndësishëm që FFSHGJ-ja ka në organizimin e futbollit shqiptar në Gjermani dhe afrimin e tij me Kosovën. Ai i ftoi të gjitha klubet shqiptare që veprojnë atje të unifikohen në këtë organizatë dhe ta fuqizojnë rolin e saj, gjithnjë në koordinim me FFK-në dhe me DFB-në si mike dhe mentore e futbollit të Kosovës.