09 shtator –  Duke ndjekur traditën sonte krerët e FFK-së, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu bashkë me anëtarët e KE të FFK-së   Vjollcë Krasniqi e Iljaz Mjaku darkuan me zyrtarë të FF së Ishujve Faroe, sekretarin e përgjithshëm Virgar Hvidbor i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë Roin Scroder nënkryetar dhe Kristmund Johannsen, anëtar i KE, dhe delegatin e ndeshjes Danijel Josht. Sekretari i përgjithshëm  i  FFK-së Eroll Salihu , u dëshirojë mysafirëve mirëseardhje dhe u dëshirojë qëndrim të këndshëm në Kosovë si dhe suksese në një lojë korrekte e frymë sportive.  Nga ana tij sekretari i përgjithshëm i FF së ishujve Faroe duke u falënderuar për mikpritje theksoi se ndjehet i gëzuar që gjendet në Kosovë dhe ai dhe ekipi kombëtar kanë hasur ne mikpritje të shkëlqyeshme dhe urojë për një lojë të mirë.  Të dyja delegacionet e njohën njëra tjetrën me zhvillimin e futbollit në të dyja vendet si dhe shikuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave në fushat e ndryshme. Në fund të darkës u  këmbyen dhurata.