Në kuadër fushatës së FFK-së për të siguruar mbështetjen e federatave nga rajoni dhe Evropa për anëtarësimin e FFK-së në UEFA, delegacioni i FFK-së i prirë nga Fadil Vokrri kryetar, Bekim Haxhiu nënkryetar dhe Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm, sot më 9 nëntor, udhëtuan për vizitë zyrtare në Slloveni, ku nesër 10 nëntor do të kenë takim me krerët e Federatës së Futbollit të Sllovenisë.