11 mars, 2019 – Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur sot përfaqësuesit e klubeve të futsallit, e ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Komisionit të Futsallit, Rasim Gimolli dhe Komesari i Garave, Hysni Gjinovci. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi u premtoi klubeve përkrahje të vazhdueshme në zhvillimin e mëtutjeshëm të futsallit, derisa kërkoi edhe sugjerime nga ana e klubeve, duke pasur parasysh se në edicionin e ri të garave do të ketë format të ri të organizimit të futsallit, në mënyrë që të rritet edhe më shumë niveli i kësaj loje tek ne.