11 nëntor, 2019 – Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë takuar sot mentorin për Grow Grassroots nga UEFA, Piet Hubers. Gjatë këtij takimi ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e KE të FFK-së, Mirsad Çollaku e Bekim Rexhepi, si dhe drejtori teknik Michael Nees, përgjegjësi për “Youth Elite”, Edmond Rugova dhe menaxherja për Grassroots në FFK, Sanije Krasniqi, u paraqitën të arriturat në projektet e realizuara me programin Grassroots, si në edukimin e kuadrove të reja, ashtu edhe në zhvillimin e futbollit të femrave si dhe në përfshirjen e të gjithë komuniteteve në futboll. Po ashtu, me këtë rast u diskutua edhe për projektet e ardhshme dhe për vazhdimin e punës me ritëm të njëjtë.