28 janar, 2022 – Delegacioni i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi gjatë qëndrimit të sotëm në Shqipëri ka vizituar edhe klubet të cilat ndodhen në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror. Krerët e FFK-së kanë vizituar Drenicën, Ferizajn, Rahovecin dhe 2 Korrikun, si dhe dy klubet në konkurrencën e femrave, Mitrovicën dhe Hajvalinë, për të parë nga afër kushtet dhe punën e tyre në bregdetin shqiptar. Në të gjitha këto takime presidenti Ademi me bashkëpunëtorë shprehen falënderimet e tyre dhe të KE të FFK-së për drejtuesit e klubeve, të cilët kanë arritur t’i krijojnë kushtet e nevojshme për skuadrat e tyre rreth përgatitjeve sa më të mira për stinorin pranveror.