13 tetor, 2022 – Presidenti Agim Ademi në shoqëri të anëtarëve të KE të FFK-së, Ismajl Ajeti e Mirsad Çollaku si dhe të deputetës së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe zv/ministrin e Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji kanë qëndruar në fshatin Mushnikovë. Ata me këtë rast vizituam shkollën e futbollit “Arena-Zhupa”, ku aktivitetin e tyre në futboll e ushtrojnë më shumë se 80 fëmijë. Me këtë rast kreu i FFK-së premtoi se në kuadër të programit të tij katërvjeçar “Bashkë Për Futbollin” dhe në bashkëpunim me institicionet do të bëjnë ndërtimin e një fushe futbolli për komunitetin e trevës së Zhupës, në mënyrë që t’u krijohen mundësi të barabarta dhe kushte më të mira talenteve të kësaj ane për zhvillimin e futbollit.