9 mars, 2022 – Presidenti Agim Ademi ka pritur kryetarët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Kosovës. Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të futbollit në Kosovë, por edhe për shumë elemente tjera në lidhje me zhvillimin dhe përparimin e këtij sporti me shtrirjen më të gjerë në vend. Ashtu siç kishte marrë miratimin nga KE, Ademi mori edhe përkrahjen e LRF-ve për kandidaturën e tij për mandatin e ardhshëm katërvjeçar në krye të FFK-së. Kryetarët e regjioneve u shprehën të kënaqur me punën që presidenti Ademi ka realizuar gjatë këtyre viteve, derisa u zotuan se do ta mbështesin fuqishëm edhe në mandatin e ardhshëm.