Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Memli Krasniqi, do të takohen, të martën, në orën 9:00, me nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Francës, Bernard Desumer. Temë kryesore e këtij takimi do të jetë bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë do të diskutohet për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës. Me këtë rast Vokrri dhe Krasniqi do të kërkojnë nga Federata franceze e futbollit që të ndihmojë në çështjen e ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar. Siç dihet çështja e futbollit kosovar është përfshirë në agjendën e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv më 4 e 5 dhjetor në Brazil.