Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është takuar sot me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të cilin kanë biseduar rreth ecurisë së procesit të ndërkombëtarizmit të futbollit të Kosovës, tani kur po afrohet data kur UEFA dhe FIFA do të kenë në rend të ditës pranimin e Kosovës në familjen e madhe të futbollit ndërkombëtar.
Kryetari i FFK-së Fadik Vokrri e informoi ministrin Shala me punën që po bën FFK-ja dhe ecurinë e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Kosovën.
Ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar FFK-në këtë proces.
Ministri Shala dhe kryetari Vokrri biseduan edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dhe të koordinimit të gjitha institucioneve të vendit, para këtij procesi tejet të rëndësishëm, në mënyrë që Kosova në maj të anëtarësohet në UEFA dhe në FIFA.