Për të pestin vit me radhë do të mbahet turneu tradicional “Kupa e Qyteteve” në futsall, kushtuar heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Turneu organizohet nga Komisioni i Futsallit i FFK-së në Junik dhe në Podujevë, derisa finalja luhet në Prishtinë. Organizimi bëhet në bashkëpunim klubet Juniku e BB Llapi dhe Kuvendet Komunale të Junikut dhe Podujevës. Në Junik do të marrin pjesë 5 ekipe: Juniku, Gjakova, Peja I, Peja II dhe Malisheva. Tërheqja e shortit bëhet më 23 janar në orën 10:30 në palestrën “Ereniku ” në Junik, ndërsa hapja e turneut në orën 11:00. Ndërkaq në Podujevë do të marrin pjesë 5 ekipe tjera: Podujeva, Prishtina, Drenasi, Gjilani dhe Ferizaj. Tërheqja e shortit do të bëhet më 24 janar në orën 12:30 në palestrën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, derisa hapja e turneut në orën 13:00. Ndërkaq ekipet finaliste do të ballafaqohen në finalen e madhe në Prishtinë më 31 janar.