22 qershor, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës organizon për herë të parë Kursin Grassroots për Trajneret femra. Ky kurs ishte planifikuar të fillojë më 25 qershor, por për shkak të vdekjes së presidentit Fadil Vokrri, termini i këtij aktiviteti ka ndryshuar. Kësisoj, kursi i parë do të mbahet prej 2 deri më 6 korrik, kurse për datën e kursit e dytë kandidatet do të njoftohen me kohë.
Kursi do të përfshijë këto tema:
– Njohja bazike e futbollit;
– Training & lojëra me fëmijë të moshës 5-10 vjet;
– Training për të rinjë U11-U19, etj.
Kursi është i dizajnuar për trajneret femra të cilat nuk kanë marrë deri më tani licencë për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit si dhe për të gjitha ato që janë të interesuara të fillojnë me punën e trajnerës, kryesisht me fëmijët.
Kursi kërkon participimin në teori dhe praktikë, gjithashtu trajneret duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs. Pas përfundimit trajneret do të marrin FFK Grassroots Coach Certificate (UEFA Leaders Certificate).
Organizimi i kursit mbështetet nga programi UEFA HatTrick – Women’s Football Development, andaj pjesëmarrja është pa pagesë.
Trajneret e interesuara janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme (gjeni te bashkangjitura dokumentet) deri me 29 Qershor 2018 tek:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com
Doruntinë Fetahaj (FFK Development Officer)
doruntinafetahaj@ffk-kosova.com
Në total 48 do të jetë numri i të pranuarve në dy kurset. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM,
Eroll Salihu
Dokumentet e nevojshme
Formulari i aplikimit