24 korrik, 2022 – Veteranët e KFV Besa nga Peja janë fitues të Kupës së Kosovës për edicionin garues 2021/22. Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua në stadiumin e 2 Korrikut, veteranët e Besës fituan në duel me veteranët e Kosovës së Prishtinës, me rezultat 3:1. Në fund, trofeun kapitenit të Besës, Jeton Osmanaj ia dorëzoi Enes Shosholli, kryetar i Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës. Me këtë ndeshje u përmbyll cikli i ndeshjeve për veteranë për këtë edicion.