Foto e p_rbashk_tSot më 9 qershor në stadiumin e qytetit në Prishtinë u zhvillua ndeshja ndërkombëtare miqësore ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës U-18 dhe Përzgjedhjes së Landit Sachsen nga Gjermania, që u mbyll me fitoren e mysafirëve, me rezultat 3:1. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ndërkaq në pjesën e dytë mysafirët kaluan në epërsi nga pika e bardhë, ku i saktë ishte Schnabel në minutën e 48- të. Në vazhdim mysafirët vazhduan me sulme dhe Aslidas në minutën e 69 shënoi për 2:0. Futbollistët e rinj të Kosovës arritën të ngushtojnë rezultatin në 2:1 përmes Qorrajt. Por gjermanët aritën të shtojnë epërsinë sërish në 3:1 përmes Schelles.
Këtë takim veç krerëve të FFK-së dhe përfaqësuesve të Sachsenit ishin të pranishëm edhe vëllezerit Nexhat e Zija Shoshi, të cilët janë kontribuesit kryesor që po zhvillohen këto ndeshje.
T’iu kujtojmë se nesër më 10 qershor në orën 10.00, delegacioni gjerman do ta vizitojnë shkollën e futbollit KF” Flamurtari”.
Box
Kosova-U18-Sachsen 1:3 (0:0)
Stadiumi i qytetit Prishtinë
Shikues: disa qindra
Gjyqtarë: D. Çaka, G. Hyeni, E. Bica dhe A. Shala.
Shënues: Qorraj (77) per Kos. E  Shnabel(48 pen.), Aalidas(69) e Schelle(89) per Sach.
K. V. Arifi i Kos.  dhe da Silva i Sach.
K.K. G. Shoshi
Kosova: B. Halimi, L. Arifi, Rr. Statovci, A. Dbiçaj, M. Koreni a, E. Gashi,K. Mehmeti, F. Hasani, A. Ismaili, A. Krasniqi, A. Basha. Luajtën edhe: I. Berisha, E. Kuqu, M. Kamberi, F. Muqa, J. Dushi, D. Nuza, Y. Syla, A. Oruqi, A. Qorraj, A. Shoshi, G. Shoshi dhe Y. Rsmadani.
Trajner: Ramiz Krasniqi.
Sachsen: Rosenkranz, Bauer, Baumgart, Becker, Da Silva, Marques, Meinel, Reichel, Schelle, Schnabel, Söllner, Thielle. Luajgën edhe: Aslidas, Tanzer e Tran.
Trajner: Wolfgang Grunet.
Kosova
 
Qasti-1