Prishtinë, 19 korrik 2019

E nderuara familje e Fatmir Frashërit!
Të nderuar drejtues dhe dashamirë të KF “Tirana”
I nderuari president Armand Duka dhe anëtarë të FSHF-së

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e njeriut që i dha shumë klubit Tirana, Kombëtares dhe futbollit shqiptar në përgjithësi.

Fatmir Frashëri ka lënë gjurmë të mëdha si futbollist në periudhën 1950-1970, derisa më pas kontributin e tij e dha edhe si trajner dhe president klubi, prandaj vepra e tij do të nderohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e trojet tjera shqiptare.

Familja e humbi njeriun më të dashur, derisa futbolli shqiptar humbi një legjendë, i cili gjithmonë do të kujtohet si i tillë.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së