Prishtinë, 30 shtator 2018
E nderuara familje e Muharrem Halimit!
Lajmi për vdekjen e Muharrem Halimit na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tonë më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj Muharremit.
Kontributi i Muharremit, ishte tepër i madh dhe i çmueshëm, sa edhe shumë dimensional në sportin e Kosovës e në veçanti në futbollin e Kosovës dhe edukimin e brezave të rinj . Muharremi ishte një futbollist i shquar punëtor i madh dhe i palodhshëm. Çastet e fundit të jetës e gjetën në krye të të KH”Drtia”. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm nëpër kohë të vështira. Ndaj të gjithë me pietet do ta kujtojnë përherë Muahrremin dhe veprën e tij.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së