Prishtinë, 24.09.2018
E nderuara familje e Fidan Gashit!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Fidan Gashi, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta, familjes dhe klubit “Drenica”.
Kontributi i futbollistit Fidan Gashi ishte i çmueshëm, i cili gjatë tërë kohës, u shqua si një futbollist që premtonte shumë e mbi të gjitha një djalë korrekt dhe i respektuar ndër shokë. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me respekt, si një djalosh i shkëlqyer, punëtor i zellshëm, këmbëngulës dhe i dashur e i respektuar nga të gjithë.
Në këto momente të dhembjes jemi pranë jush, dhe ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni sa më lehtë.
Agim Ademi
President i FFK-së