Prishtinë, 27 nëntor 2018
E nderuara familje e Bajram Tmavës!
Të nderuar drejtues të FC”Prishtina”!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Bajram Tmavës, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Kontributi i Bajramit ishte jashtë zakonisht i madh në zhvillimin e futbollit të Kosovës, veçmas të FC”Prishtina” në një kohë aspak të lehtë. Bajrami edhe pas pavarësimit të futbollit ka ndihmuar futbollin përmes formave të ndryshme duke përcjellë gjithë përvojën e tij në organizimin e klubeve. Ishte një njeri punëtor, mik e shok i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, dhe si tillë do të kujtohet gjithmonë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së