Prishtinë, 30  gusht 2018
E nderuara familje e Ali Bushit!
Të nderuar drejtues të KF”Liria” dhe qytetarë të Prizrenit!
Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Ali Bushit,  ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Kontributi i Aliut ishte jashtë zakonisht  i madh në zhvillimin e  futbollit të Kosovës, i cili gjithë jetën e vet ia kushtoi futbollit të Kosovës. Veç që ishte një futbollist i spikatur, që nisi si 15 vjeçar të luajë futboll, Aliu ishte edhe një atdhetar i madh dhe e deshi shumë Kosovën, sepse kush do të refuzonte gjigantët e mëdhenj evropian sidomos ata turk, veç tij. Aliu dha një kontribut të madh në ngritjen e futbollistëve  si Bedredin Gjinali, Ehat Oreshka, Kujtim Shala, Ismajl Berisha e shumë e shumë të tjerë. Prandaj Kosova e në veçanti Prizreni do ta kujtojë veprën e tij si futbollist, atdhetar dhe mik  i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së