Njoftohen të gjitha Klubet dhe Shkollat e Futbollit të cilat marrin pjesë në garat zyrtare që i organizon Federata e Futbollit e Kosovës, që të dorëzojnë në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës listën e delegatëve, anëtarëve të bordeve, përfaqësuesit e klubeve/shkollave dhe personelit profesional-trajnerëve të klubeve/shkollave.
Vërejtje: Të gjitha klubet/shkollat janë të obliguara që këtë listë ta dorëzojnë në zyret e FFK-së në Prishtinë, rr. 28 Nëntori, nr 171. më së largu deri më 15.02.2018.
Prishtinë, 10.01.2018
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së
Eroll Salihu