26 maj, 2021 – Sot janë zhvilluar ndeshjet e dyta në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it në Superligën e futsallit. Këto takime dhanë edhe skuadrat finaliste, pasi Liburni dhe Liqeni realizuan fitoret e dyta. Skuadra gjakovare, Liburni fitoi me rezultat bindës në kryeqytet ndaj Prishtinës 01, me rezultat 3:0. Ndërkaq, Liqeni arriti ta mundë Prishtinën në Drenas, me shifrat 3:1. Ndeshja e parë e serisë finale ndërmjet Liburnit dhe Liqenit zhvillohet më 2 qershor.