12 tetor, 2017 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liburn nga Gjakova e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme fazën kryesore të kualifikimeve (Main Round) në UEFA Futsal Cup, duke e mposhtur kampionin e Francës, Garges Djibson, në kuadër të Grupit 5, me rezultat 6:4. Kjo ndeshje u zhvillua në Zagreb, aty ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të këtij grupi. Deri te fitorja Liburnin e udhëhoqi Halim Selmanaj, me katër gola të shënuar, derisa me nga një gol kontribuan Mentor Mejzini dhe Ramadan Alaj. Nesër në mbrëmje në orën 20:30 skuadra gjakovare do të ballafaqohet me kampionin e Kroacisë, Nacional, që vlerësohet favorit i këtij grupi. Skuadra kroate në ndeshjen e parë e mposhti kampionin e Armenisë, Leo, me shifrat 4:1.
Kliko këtu për videon e ndeshjes