Federata e Futbollit e Kosovës në janar 2011 do të organizojë edukimet për trajner të grupmoshave. Edukimet do të jenë të përqendruara në Prishtinë dhe PejëEdukimet janë të obliguara për trajnerët e grupmoshave për të marrë licencën e trajnerëve në kuadër të FFK-së dhe mundësi për punë me grupmosha të reja. Edukimi është 1 vjeçar dhe është i ndarë në dy faza teorike dhe me një praktikë 6 mujore. Trajnerët e interesuar duhet mbushin formularin e caktuar: (shkarko formularin)
Data e fundit e regjistrimit është 15 dhjetor 2010.
Data e fundit e pagesës është 15 dhjetor 2010 në xhirollogari të FFK-së: Raiffeisen Bank, 1501001008428907
Licencimi për trajner futbolli në kuadër të FFK-së
Edukimet 2011:
Grupi i parë PRISHTINA:
08-09 Janar 09.00-21.00 Prishtina
04-05 Qershor 09.00-21.00 Prishtina
Grupi i dytë PEJA:
06-07 Janar 09.00-21.00 Peja
02-03 Qershor 09.00-21.00 Peja
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar!
Pagesa në total është 129 euro.
Trajnerët pajisen me licencë për trajner në kuadër të FFK-së, me pjesëmarrje të 100% gjatë 4 ditëve dhe praktikë 6 mujore!
Në pagesën e 129 eurove është e përfshirë fjetja në hotel 4 netë me pansion të plotë ushqimi si dhe material edukimi gjatë kursit. Trajnerët janë të obliguar të marrin pajisjet sportive për pjesëmarrje në ushtrime praktike.
Qëllimi i licencimit:
FFK dëshiron të ngritë dhe garantojë kualitetin e punës me grupmosha të reja në të gjitha regjionet e Kosovës. Edukimet janë kualitative dhe në përputhje me kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s për grupmosha të reja. Licencimi në kuadër të FFK-së do të jetë së shpejti kusht pune nga FFK për të gjithë trajnerët të cilët dëshirojnë të punojnë me grupmosha të reja në klubet e tyre.