21 mars, 2022 – Janë zhvilluar ndeshjet e para të Kupës së Kosovës në futsall. Skuadra nga Drenasi, Liqeni ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Liburnin e Gjakovës, me rezultat bindës 6:1, duke bërë një hap të madh drejt finales. Golat për Liqenin i shënuan Yulian (dy gola) Jakup Ramadani, Shqipron Brahimi, Dardan Topilla dhe Azem Brahimi. Ndërkaq, Prishtina ka fituar me rezultat të ngushtë ndaj Pejës, me rezultat 2:1. Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 1 dhe 2 prill.