14 qershor, 2022 – FC Liqeni e ka fituar ndeshjen e parë të finales së “Play-Off”-it të Superligës së Kosovës në futsall. Skuadra nga Drenasi e ka mposhtur skuadrën e Liburnit në Gjakovë, me rezultat 5:2. Kjo përballje solli lojë tejet interesante dhe angazhim të madh të të dyja ekipeve. Rezultati pas kohës së rregullt ishte 2:2, derisa pas dy shtesave nga 5 minuta Liqeni arriti të fitojë 5:2. Ndeshja e radhës do të luhet në Drenas, këtë të shtunë.