14 tetor, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 10-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Liria e ka befasua Feronikelin, duke e mposhtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 1:0. Golin e fitores për prizrenasit e shënoi Artur Magani në minutën e 50-të. Feronikeli që nga minuta e 68-të luajti me një lojtar më pak pasi Mendurim Hoti u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. Fitore me të njëjtin rezultat, por si vendase ka shënuar Llapi, që në stadiumin “Zahir Pajaziti” e ka mundur Flamurtarin. Golin për tri pikë të reja të llapjanëve e ka shënuar Mirlind Daku, në minutën e 52-të me gjuajtje me kokë.