liria-hajvaliaLiria dhe Hajvalia e kanë mbyllur duelin e tyre ashtu siç e kanë filluar, me rezultat 0:0. Ndeshja e zhvilluar, të dielën, në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, i takoi javës së 11-të në Raiffeisen Superligë. Në minutat e para të ndeshjes mysafirët ishin më këmbëngulës dhe krijuan disa raste, ku veçohen goditjet e Liridon Lecit (11’ e 13’), por të cilat nuk arritën në cakun e duhur. Në vazhdim ishin prizrenasit që patën dy mundësi të mira nëpërmjet  Blendi Memajt (19’) dhe Alban Dylazekës (40’), por portieri Petrit Tahiri reagoi mirë dhe nuk lejoi të mposhtet. Edhe në pjesën e dytë Liria u shfaq më këmbëngulëse për të shënuar, por nuk ia arriti këtij qëllimi. Mundësinë më të mirë vendasit e patën në minutën e 86-të, kur Bytyçi gjuajti nga ndërperja, por topi qëlloi tërthorësen e portës së Tahirit.
Pa fitues dhe pa gola ka përfunduar edhe derbi i ditës së sotme ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan. Kjo ndeshje është përshkruar më rivalitet të theksuar dhe me raste të mira shënimi, por rrjetat mbetën të patundura. Kësisoj, Prishtina arriti ta ruajë rekordin e saj duke mos pësuar humbje në përballjet me Gjilanin në fushën e kësaj të fundit që nga paslufta. Pas këtij barazimi, Gjilani rikthehet në vendin e dytë më 21 pikë, një më pak se lideri, Feronikeli, kurse, Prishtina mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 11 pikë të tubuara.
Ndërkohë, Llapi arkëtoi tri pikë të reja, pasi në shtëpi e ka mposhtur Besën e Pejës, me rezultat 1-0. Mysafirët ishin më të mirë në pjesën e parë, por nuk e gjetën golin, derisa në pjesën e dytë mbizotëruan plotësisht llapjanët, të cilët golin e fitores e gjetën vetëm në minutën e fundit, kur shënoi kapiteni Benjamin Emini. Pas kësaj fitore, Llapi ngjitët në pozitën e katërt me 17 pikë të tubuara, dy më shumë së Besa që zë pozitën e gjashtë.
 
Raiffeisen Superliga – Java e 11-të
E shtunë 24.10.2015
Feronikeli – Trepça’89  1-1
Istogu – Vushtrria 4-0
Drenica – Drita 1-0
.
E diel 25.10.2015
Liria – Hajvalia 0-0
Llapi – Besa 1-0
Gjilani – Prishtina 0-0
.
Liga e Parë  – Java e 10-të
E shtunë 24.10.2015
2 Korriku – Trepça 3-2
KEK-u – Vitia 2-0
Ramiz Sadiku – Luftëtari 6-0
Kosova (P) – Behari 3-2
Fushë Kosova – Rahoveci 2-1
.
E diel 25.10.2015
Vëllaznimi – Ferizaj 0-0
Ballkani – Dukagjini 1-2
Vllaznia (P) – Flamurtari 0-1
.
Liga e 2-të – Grupi A – Java e 7-të
E shtunë 24.10.2015
Lugu i Baranit – Dushkaja 4-1
.
E diel 25.10.2015
Minatori – Deçani nuk u zhvillua
Rilindja e Kosovës – Besa 2-0
Ratkoci – Leshani 3-3
Iliria dhe Opoja pushuan.
.
Liga e 2-të – Grupi B – Java e 7-të
E shtunë 24.10.2015
Ulpiana – Bashkimi (GJ) 4-0
Lepenci – 18 Korriku 6-1
.
E diel 25.10.2015 Ora 14.00
Kika – Rinia 3-0
Tefik Çanga – Kaolini 2-1
Besëlidhja – Bashkimi (K) zhvilohet më vonë
E hënë 26.10.2015
Kastrioti – Kamenica
Galaksia dhe Vjosa pushuan.
.
Superliga Juniorët – Java e 9-të
E shtunë 24.10.2015
Drita – Prishtina 2-1
Besa – Trepça’89 0-0
Liria – Ramiz Sadiku 4-1
Flamurtari – Vëllaznimi 2-0
.
E diel 25.10.2015
Vushtrria – Rilindja 7-0
2 Korriku – Istogu 4-3
Drenica – Hajvalia 2-2
E hënë 26.10.2015
Llapi – Feronikeli
.
Liga e 1-rë – Juniorët – Java e 5-të
E shtunë 24.10.2015
Ballkani – KEK-u 1-1
.
E diel 25.10.2015
Gjilani – Trepça 1-4
Ereniku – Ferizaj 4-3
Fushë Kosova – Gjakova 0-1
.
Raiffeisen Liga – Femrat Java e 6-të
E shtunë 24.10.2015
Mitrovica – 13 Qershori 2-1
Dukagjini – Llapi 1-0
.
E hënë 26.10.2015
Kosova (P) – Vizioni
Ulpiana – Hajvalia
Intelektualët pushuan