fushekosova-prishtina1Skuadra kryesuese e Raiffeisen Superligës, Llamkos Kosova ka shënuar fitore sot kundër Fushë Kosovës, me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të javës së 16-të. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, në praninë e rreth 2.000 tifozëve ishte interesante dhe madhështore në tribuna, ku grupet e të dyja skuadrave “Pampurat” dhe “Forca” krijuan një atmosferë të zjrrtë gjatë tërë 90 minutave. Llamkosi kaloi në epërsi në minutën e 43-të, kur Labinot Osmani shënoi nga afërsia pas asistimit të Leart Eminit dhe gabimit të Visar Gojnovcit, 0:1. Ndërkohë, golin e dytë vushtrriasit e shënuan në minutën e 51-të, kur Semir Zeneli depërtoi brenda zonës dhe e çoi topin në rrjetën e Flamur Nezirit. Pas kësaj fitoreje Llamkos Kosova është ngjitur në kuotën e 34 pikëve dhe tashmë është në rrugë të mirë që të shkojë në pushimin dimëror në pozitën e parë, ngase ka 6 pikë më shumë se Hysi, që renditet në pozitën e dytë, por që sfidën e radhës e zhvillon të dielën kundër Trepçës’89.