Skuadra e Llamkos Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të javës së 7-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Feronikelin, sot në Vushtrri, me rezultat 3:0. Me këtë fitore skuadra e drejtuar Ismet Munishi është rikthyer në pozitën e parë në renditje, me 15 pikë, duke e lënë pas vetes Hysin, me 13 pikë. Megjithatë, llapjanët nesër do të luajnë ndeshjen e radhës kundër Hajvalisë në Kizhnicë dhe kanë mundësi që me fitore të rikthehen sërish në pozitën e liderit. Dy gola në këtë fitore të vushtrriasve i shënoi Labinot Osmani, derisa një gol e realizoi Semir Zeneli.