llamkos2Skuadra kampione në fuqi, Llamkos Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e javës së 8-të në Raiffeisen Superligë. Vushtrriasit pas dy barazimeve radhazi, të premten, para tifozëve të vet arritën ta mposhtin Vëllaznimin, me rezultat 2:0. Vendasit në epërsi kaluan nëpërmjet Bashkim Shalës, në minutën e 11-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Dior Zabërgja, në minutën e 23-të. Ndërkohë, Prishtina ka zhgënjyer sërish tifozët e saj, pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi në përballje me skuadrën e fundit në renditje, Ferizajn. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 28-të me golin e Enis Kukës, kurse shifrat i barazoi Liridon Latifi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Pa fitues dhe me rezultat identik sikur në kryeqytet u mbyll edhe sfida ndërmjet Istogut dhe Dritës. Edhe në këtë ndeshje të parët shënuan mysafirët, me golin e Ardian Limanit, në minutën e 32-të, derisa golin e barazimit për Istogun e realizoi Elvis Gacaferri, në minutën e 43-të. Fitues nuk pati as në Skenderaj, në sfidën Feronikeli-Trepça, por këtu munguan edhe golat. Ndërkohë, fitores në shtëpi iu gëzua Besa. Pejanët e mposhtën Drenicën, me rezultat 2:1. Drenicasit kaluan në epërsi me golin e Kushtrim Lushtakut, në minutën e 30-të, por në pjesën e dytë vendasit arritën ta përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Mensur Duraku dhe Kastriot Rexha.
 
RaiffeisenSuperliiga : Java e (8) ora 15.00.
e Enjte:
Trepça – Hajvalia………………….3-0
e Premte
Llam-Kosova- Vëllaznimi…………….2-0
Besa – Drenica…………………………2-1
Istogu – Drita……………………………1-1
Feronikeli – Trepça…………………….0-0
Prishtina – Ferizaj…………………….1-1
Liga e 1- rë : Java e (7) ora 15.00
Gjilani – Deçani………………………….3-1
Dukagjini – Liria………………………….2-0
Kek-u – Ballkani………………………….3-2
Ulpiana – Kosova (P)……………………nuk u zhvillua
Lepenci – Llapi……………………………1-1
R-Sadiku – -Flamurtari………………….0-1
2 Korriku – F-Kosova……………………3-0
Vllaznia (P) – Rahoveci…………………0-0