kf llamkos kosovaSot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 9-të në Raiffeisen Superligë. Llamkos Kosova ka shënuar fitore para tifozëve të vet kundër Hysit, me rezultat 2:1, duke u rikthyer sërish në pozitën e liderit, me 18 pikë, një më shumë se sa rivali i sotëm. Ndeshja në Vushtrri ka qenë mjaft interesante dhe ka prodhuar një lojë me ritëm të lartë. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 9-të, me golin e Alban Dragushës, i cili përfitoi nga një reagim i dobët i portierit Blakqori pas harkimit të Liridon Ahmetit dhe nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë. Mysafirët barazuan shifrat në minutën e 31-të, me golin e Fiton Hajdarit, megjithatë dhjetë minuta më pas epërsinë e Llamkos Kosovës e riktheu Semir Zeneli, me golin e shënuar me gjuajtje me kokë nga afërsia, që në fund doli të jetë edhe goli i fitores. Do theksuar se vushtrriasit kanë pasur mundësi të shënojnë edhe golin e tretë, por Besart Veseli nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, në minutën e 81-të.  Fitore para tifozëve të vet shënuan edhe Besa dhe Trepça dhe atë me rezultate identike, 1:0. Pejanët arritën të mposhtin Feronikelin, me golin e Mensur Durakut, në minutën e 14-të, derisa mitrovicasit vuajtën për të gjetur rrugën e rrjetës në duel me Dritën, por në fund arritën që t’i arkëtojnë tri pikë, me golin e zëvendësuesit Agron Shabani, në minutën e 90-të.
Raiffeisen Superliga
Trepça-Drita            1:0
Llamkos Kosova-Hysi        2:1
Besa-Feronikeli       1:0
Fushë Kosova-Ferizaj        0:3
Drenica-Prishtina   1:0
Hajvalia-Trepça ’89           1:0
Liga e Parë
Java e 8-të
Istogu-KEK-u 1-0
Flamurtari-2 Korriku 1-1
Ballkani-Ramiz Sadiku 1-1
Rilindja-Deçani 1-2
Kosova (P)-Liria 0-1
Vëllaznimi-Ulpiana 2-0
Dukagjini-Gjilani 0-0
Lepenci-Llapi 1-0
Juniorët, Superliga
Java e 8-të
Gjilani-R.Sadiku 3-2
Drita-Trepça ‘89 1-2
Drenica-Fushë Kosova  4-1
Prishtina-Hysi 5-1
Llapi-Besa 3-2
Feronikeli-2 Korriku 0-2
Rilindja-Kosova (V) 0-2
Flamurtari-Vëllaznimi 1-0
 
Liga e Dytë, grupi ”A”
Java e 6-të
Arbneshët-Rahoveci 1-2
Luftëtari-Minatori 2-0
Behari-Opoja 4-0
18 Korriku-Artakolli 1-3
Besa-Drini 1-2
Lugu i Baranit-Liria (M)  4-1
Rilindja e Kosovës-Vicianumi  1-1
Liga e Dytë, grupi ”B”
Java e 6-të
Pasjane 011-Bashkimi 1-3
Ardhmeria-Rinia 0-5
Kaolini-Besëlidhja 3-0
Tefik Çanga-Vitia 1-0
Vjosa-Vllaznia (P) 3-4
Studenti-Kastrioti 0-3
Gallaksia-Kamenica, e hënë
Juniorët, Liga e Parë
Java e 5-të
Liria-Lepenci            7-1
KEK-u-Bardhi           2-0
Ferizaj-Hajvalia, e hënë
Gjakova-Dragash sport, e hënë
Prizrenspor dhe Trepça pushojnë