besa-llamkosi1Llamkos Kosova ka shënuar fitore tejet të rëndësishme, të dielën, para tifozëve të vet, në kuadër të javës së 31-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 1:0. Golin e fitores për vendasit e realizoi talenti, Milot Rashica në minutën e 53-të. Ai shënoi me një gjuajtje fantastike në këndin e majtë të portës së Ilir Avdylit. Në pjesën e parë vendasit rrezikuan përmes Valdrin Rashicës e Labinot Osmanit, teksa V. Rashica rrezikoi edhe në pjesën e dytë, por shtylla ndali gjuajtjen e tij. Rast të mirë shënimi pati edhe Faton Zejnullahu, por gjuajtja e këtij të fundit u mbrojt nga portieri i Ferizajt. Me këtë fitore , Llamkosi ngritet në kuotën e 58 pikëve. Fitore para tifozëve të vet shënoi edhe Prishtina në duel me Drenicën, me rezultat 2:1, duke i mbajtur gjallë gjasat për titull të kampionit. Azem Ahmeti (54’) kaloi vendasit në epërsi përmes një goli fantastik nga gjuajtja e lirë, para se Granit Arifaj (71’) ta barazonte rezultatin me kokë nga rivënia nga këndi. Megjithatë, Driton Krasniqi (82’) realizoi golin e fitores për ‘bardhekaltrit’ me kokë pas harkimit nga këndi. Fitore me rezultat bindës regjistroi Hajvalia në Gjilan në duel me Besën, me shifrat 3:0. Fillim Guraziu shënoi dy gola, derisa me një gol kontribuoi Mërgim Rexhaj. Ndërkohë, ndeshja në Mitrovicë ndërmjet Trepçës’89 dhe Dritës është mbyllur pa fitues. Kjo sfidë u ndërpre për një periudhë kohore në minutën e 66-të për shkak të pakënaqësisë së tifozëve me barazimin e rezultatit nga ana e gjilanasve, por më pas vazhdoi dhe u mbyll me shifrat 2:2.
Raiffeisen Superliga – Xhiroja 31
Llamkos Kosova – Ferizaj 1:0
Prishtina – Drenica 2:1
Trepça ’89 – Drita 2:2
Hajvalia – Besa 3:0
Trepça – Fushë Kosova 2:3
Feronikeli pushoi
 
Liga e Parë, Java e 28-të
Dukagjini-Vëllaznimi 2-1
Istogu-Deçani 5-2
KEK-u-Llapi 0-2
Ballkani-Ulpiana 1-0
Kosova (P)-2 Korriku 0-1
Flamurtari-Liria 0-2
Ramiz Sadiku-Gjilani 1-0
Lepenci-Rilindja – (ekipi mysafir nuk ka udhëtuar në ndeshje shkaku i vështirësive materiale)
SUPERLIGA Juniorët), Java e 26-të
Drita-Besa 1-0
Rilindja-R.Sadiku 1-0
Drenica-Vëllaznimi 1-2
Feronikeli- Trepça’89 2-1
2 Korriku- Fushë Kosova 8-0
Flamutari-Llapi 2-1
Prishtina-Kosova (V)- është shty
“Gjilani” – pushoi.
Liga e Parë Juniorët, Java e 18-të
Bardhi-Ferizaj 1-0
Lepenci-Gjakova 1-4
Prizrenspor-Liria-nuk u zhvillua
KF “Trepça” , KF “KEK-u” dhe KF “Hajvalia” – pushuan.
Liga e II-të, grupi ”A”, Java e 25-të
Rahoveci-Drini 4-1
Behari-Luftëtari 3-2
Rilindja e Kosovës-18 Korriku 3-1
Opoja-Liria (M), e ndërprerë në min.43 tek rezultati 1-1 (pasi ekipi mysafir pas ndëshkimit të lojtarit më karton të kuq, për shkaqe sigurie nuk e kanë vazhduar ndeshjen)
Të hënën: Vicianumi-Minatori 13:00 dhe Artakolli-Besa 16:00,
pushoi – Lugu i Baranit.
Liga e II-të, grupi ”B”, Java e 25-të
Vitia-Ardhmëria 7-0
Studenti-Gallaksia dhe.Kaoilini-Vjosa, nuk janë zhvilluar (ekipet mysafire nuk kanë udhëtuar),
Bashkimi-Kamenica dhe Besëlidhja-Rinia – të hënën
pushoi -Tefik Çanga.
Kastrioti-Vllaznia (P) –të martën.