2404llamkosi-prishtinaNdeshja e parë e javës së 14-të në Raiffeisen Superligë ndërmjet Drenicës dhe Llamkos Kosovës, që u zhvillua, sot, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, është mbyllur pa fitues, me rezultat 1:1. Kuqezinjtë kanë qenë në rrugë të mirë për të realizuar fitoren e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit, por në fund janë detyruan të pajtohen me një pikë. Në fakt, Drenica kaloi në epërsi në minutën e 32-të, me autogolin e Arbër Prekazit. Mundësinë më të mirë për të barazuar shifrat në pjesën e parë për vushtrriasit e ka pasur Semir Zeneli, në minutën e 40-të, por golin ia mohoi Fisnik Lushtaku, i cili e hoqi topin nga vija fatale e portës. Megjithatë, atë që nuk arriti ta bëjë pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Semir Zeneli e bëri 5 minuta para mbylljes së takimit, kur barazoi shifrat 1:1, duke ia siguruar një pikë të rëndësishme Llamkos Kosovës në këtë udhëtim. Pas këtij barazimi vushtrriasit e kanë përforcuar pozitën e parë me 28 pikë, derisa Drenica tash ka 22 pikë. Katër ndeshje të javës së 14-të do të zhvillohen të mërkurën, derisa një ndeshje do të luhet të enjten.