Foto-5 (1)
Skuadra e Llamkos Kosovës ka festuar titullin e parë të kampionit në histori të klubit. Vushtrriasit, të dielën, është dashur ta luajnë ndeshjen e fundit të këtij edicioni kundër Prishtinës, por kjo e fundit nuk udhëtoi fare për në stadiumin “Ferki Aliu”. Megjithatë, kjo nuk e prishi festën e vushtrriasve, të cilët në një ceremoni madhështore u kurorëzuan me titullin e kampionit, duke krijuar spektakël në tribuna dhe në fushën e gjelbër.
Ndërkohë, në Mitrovicë, u zhvillua ndeshja ndërmjet Trepçës’89 dhe Ferizajt, ku skuadra vendase realizoi fitore bindëse, me rezultat 4:0. Nga dy gola për Trepçën’89 i shënuan Emin Baliqi e Blerand Kurtishaj.
Raiffeisen SUPERLIGA
Hajvalia – Drenica 3-2
Feronikeli – Drita 1-3
Trepça – Besa 0 -1
Trepça 89 – Ferizaj 4-0
Llamkos Kosova – Prishtina -nuk u zhvillua, ekipi mysafir nuk ka udhëtuar në ndeshje.
Hysi-Fushë Kosova 0-3 (zyrtar) (Neni 64 al.4 i Rregullorës së garave të FFK-së për Kampionatin 2013/2014).
NDESHJET PËRCAKTUESE (BARAZH) PËR RAIFFEISEN SUPERLIGË:
03.06.2014 nga ora 17.00 (e martë) në stadiumin e qytetit në Prishtinë: Feronikeli – Gjilani
04.06.2014 nga ora 17.00 (e mërkurë) në stadiumin e qytetit në Prishtinë: Trepça – Llapi
Liga e Parë, java e 30-të
Dukagjini-Lepenci 2-1
Istogu-Liria 1-0
KEK-u-Ulpiana 2-3
Ballkani- Vëllaznimi 0-0
Kosova (P)-Gjilani 0-1
Ramiz Sadiku-Deçani 1-3
2 Korriku-Llapi 2-1
Flamurtari – Rilindja 3-0
Kampion Istogu, në Raiffeisen Superligë: Istogu e Vëllaznimi, në barazh për mbetje në ligë: Kosova (P) e ULPIANA.
ÇIFTET E NDESHJEVE PËRCAKTUESHE (BARAZHI) PËR LIGËN E PARË DO TË PËRCAKTOHEN
ME SHORT, ditën e hënë më 02.06.2014 në ora 14.00 në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa pjesëmarrëse
do të jenë këto ekipe:
KF ‘KOSOVA” (P), KF ‘ULPIANA”, KF ‘KASTRIOTI” dhe KF ‘LUFTËTARI”
Të dy ndeshjet do të zhvillohen më 05.06.2014 në Obiliq, nga ora 14.30 dhe nga ora 17.30.
 
SUPERLIGA – Juniorët  Java e 30-të
Drenica-Flamurtari 3-1
2 Korriku-Besa 1-2
Prishtina-Llapi 0-2
Drita-Rilindja 6-2
F.Kosova-Kosova (V), Feronikeli- Ramiz Sadiku, Gjilani-Trepça 89- nuk janë zhvilluar
Vëllaznimi pushoi.
Liga e Parë – Juniorët, Java e 22-të
Prizrenspor-Hajvalia, Liria-Gjakova, Trepç-Ferizaj, Lepenci-Bardhi – nuk janë zhvilluar
KEK-u pushoi.
Foto-4
Foto-3
Foto-2
Foto-1
llamkosikampion
llamkoskosova2
llamkostifozet
 
llamkoskampion1