Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese, Llamkos Kosova ka shënuar fitore para tifozëve të vet kundër Besës, me rezultat 2:1. Vushtrriasit kaluan në epërsi në minutën e 53-të, me golin e shënuar nga Leart Emini. Rezultatin e barazoi Egzon Gashi, në minutën e 79-të. Megjithatë, golin e fitores për vushtrriasit e shënoi Labinot Osmani, në minutën e 89-të. Do theksuar se pejanët që nga minuta e 66-të luajtën me një lojtar më pak, pasi Shpëtim Zhara u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore Llamkos Kosova ka ruajtur epërsinë prej 3 pikësh ndaj skuadrës së Hysit. Kjo e fundit po ashtu ka shënuar fitore para tifozëve të vet, duke e mposhtur skuadrën kampione në fuqi, Prishtinën, me rezultat 2:0. Golin e parë e shënoi Yll Prekopuca, në minutën e 5-të, kur devijoi topin e goditur nga Mentor Zhdrella, derisa rezultatin përfundimtar, 2:0, e vulosi Përparim Osmani, pas asistimit të Prekopucës. Fitore në shtëpi regjistruan edhe Drita dhe Trepça, në përballjet kundër Feronikelit, përkatësisht Fushë Kosovës. Skuadra e Dritës regjistroi fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Arbnor Morinës, me golat e shënuar nga Betim Syla (21’) dhe Xhevdet Shabani (62’), derisa golin e vetëm për skuadrën nga Drenasi e realizoi Emir Rama (52’). Ndërkaq, Trepça u tregua superiore ndaj Fushë Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 3:0, me dy gola të Blerand Kurtishajt (33’ e 73’) dhe një gol të Veton Shabanit (21’). Fitoren e vetme si mysafire këtë javë e shënoi Ferizaj në duel me Hajvalinë në Kizhnicë, me rezultat 2:1. Golat për ferizajasit i shënuan Samir Sahiti (12’) dhe Astrit Fazliu (44’) nga penalltia, derisa golin e barazimit të përkohshëm për Hajvalinë e realizoi Dardan Jashari (autogol) në minutën e 26-të.
Rezultatet
Raiffeisen Superliga
Hajvalia-Ferizaj 1:2
Drita-Feronikeli 2:1
Hysi-Prishtina 2:0
Trepça-Fushë Kosova 3:0
Llamkos Kosova-Besa 2:1
Drenica-Trepça ’89 1:1
Liga e Parë, Java e 14-të
KEK-u- Deçani 1-1
Ballkani-Liria 0-1
Ramiz Sadiku-Llapi 1-2
Kosova (P)-Lepenci 2-1
Dukagjini-Rilindja 3-2
Istogu-Ulpiana 1-0
Flamurtari-Vëllaznimi 1-3
2 Korriku-Gjilani 1-0
Liga e Dytë, grupi ”A”, Java e 12-të
Drini-Rahoveci 0-0
Luftëtari-Behari 4-0
Liria (M)-Opoja 1-1
18 Korriku-Rilindja e Kosovës 0-0
Minatori-Vicianumi 0-1
Besa-Artakolli 3-0
Lugu i Baranit pushoi
Liga e Dytë, grupi ”B”, Java e 12-të
Kamenica-Bashkimi 5-1
Ardhmeria-Vitia 2-2
Vllaznia (P)-Kastrioti 2-0
Vjosa-Kaolini 0-6
Rinia-Besëlidhja 2-1
Gallaksia-Studenti, e hënë
Tefik Çanga-pushoi.
Superliga, juniorët, Java e 13-të
Besa-Prishtina 1-1
Vëllaznimi-Feronikeli 0-0
Kosova (V)-2 Korriku 2-1
Llapi-Drita 2-1
Fushë Kosova-Gjilani 1-2
Ramiz Sadiku-Drenica, e ndërprerë në min.35 tek rezultati 0-0
Flamurtari-Rilindja, e hënë
Trepça ‘89-Hysi, e hënë
Liga e Parë, juniorët, Java e 10-të
Prizrenspori-Ferizaj 0-4
Lepenci-Dragash sport 2-1
Trepça-Gjakova 3-1
Liria-KEK-u 3-0
Bardhi – pushoi.
Raiffisen Liga e FEMRAVE, Java e 8-të
Drita-Vizioni 3-2
13 Qershori-Llapi 0-1
Kosova (P)-Kaçanikasja 12-1
Theranda-Prishtina, më vonë
Trepça 89-pushoi