llamkosfusheSot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Raiffeisen Superligë. Llamkos Kosova është rikthyer te fitorja, duke bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit. Skuadra vushtrriase ka arritur të fitojë si mysafire e Fushë Kosovës, me rezultat bindës 4:0, duke ia zbehur shpresat skuadrës rivale për mbijetesë.
Vushtrriasit kaluan në epërsi në minutën e 18-të, kur Labinot Osmani nga goditja e këndit arriti ta dërgojë topin në rrjetën e Flamur Nezirit, 1:0. Pavarësisht këtij goli, lojtarët e Llamkosit nuk u ndalën, derisa ende pa kaluar dhjetë minuta shtuan epërsinë në 0:2 me golin e Labinot Osmanin, që realizoi me një goditje nga distanca.
Dominimi i Llamkosit vazhdoi edhe në 45 minutat e dytë dhe si rrjedhojë mysafirët shënuan edhe dy gola tjerë. Fatlum Ramadani e shtoi epërsinë në 3:0, në minutën e 70-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Valdrin Rashica, në minutën e 90-të.
 
Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar pa fitues. Prishtina ka barazuar në Gjilan 1:1 në duel me Dritën, edhe pse ishte shumë afër fitores. Prishtinasit kaluan në epërsi në minutën e 49-të me golin e Shkëmbim Salihut me gjuajtje nga brendësia e zonës, por shifrat i barazoi Blendim Gashi, në minutën e dytë të kohës shtesë, duke shfrytëzuar një rrëmujë brenda zonës së Mushicës. Vetëm një minutë më herët Zhdrella gjuajti me kokë, por shtylla ia mohoi golin.
Më shumë se një pikë si vendas nuk ka arritur të nxjerrë as Feronikeli që ka luajtur baras 0:0 me Hajvalinë.
 
Rezultatet e ditës së shtunë
Raiffeisen Superliga
Drita – Prishtina  1:1
Fushë Kosova – Llamkos Kosova     0:4
Feronikeli – Hajvalia     0:0
 
Liga e Parë
Liria – Rilindja, nuk u zhvillua s’kanë udhëtuar mysafirët
Ulpiana – Lepenci                   1:1
Ramiz Sadiku – KEK-u   2:1
2 Korriku – Istogu         0:1
Deçani – Dukagjini        2:3
 
Liga e Dytë
Grupi A
Artakolli – Behari         1:0
 
Grupi B
Kamenica – Ardhmenia, s’kanë udhëtuar mysafirët
 
Superliga – Juniorët
Gjilani – 2 Korriku, s’kanë udhëtuar mysafirët
Drita – Kosova (V)         1:2