Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese Llamkos Kosova ka barazuar para tifozëve të vet në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri kundër Dritës, me rezultat 1:1. Ndeshja ishte mjaft interesante, por edhe tensionuar, ku nuk munguan hedhjet e gjësendeve të ndryshme nga tifozët. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Xhevdet Shabanit, në minutën e 62-të, derisa vushtrriasit arritën të barazojnë shifrat në minutën e pestë shtesë, me golin e shënuar nga Bashkim Shala nga penalltia.
Pas këtij barazimi, Llamkosi tani ka 54 pikë në pozitën e parë në renditje, katër pikë më shumë se Ferizaj që mban pozitën e dytë dhe shtatë më shumë se Prishtina që është e treta.
Ndërkohë, Hajvalia dhe Trepça’89 kanë shënuar fitore. Hajvalia në ndeshjen e zhvilluar si vendase në Gjilan e mposhti Fushë Kosovën, 1:0, me golin e vetëm të realizuar nga Fillim Guraziu, në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, Hajvalia tani ka 38 pikë në pozitën e tetë, duke i ikur zonës së barazhit.
E, me këtë humbje Fushë Kosova tani është larg synimit të saj, mbijetesës.
Në anën tjetër, Trepça’89 triumfoi lehtë 3:0 ndaj Feronikelit, për t’ua vështirësuar punët këtyre të fundit në garën për t’i ikur pozitës së barazhit.
Feronikeli tani mbetet i 10-ti në renditje me 32 pikë, katër më pak se Trepça që mban pozitën e nëntë.
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 29-të:
Drenica-Ferizaj 0-4
Prishtina-Besa 1-0
Trepça 89-Feronikeli 3-0
Llamkos Kosova-Drita 1-1
Hajvalia-Fushë Kosova 1-0
LIGA E PARË, Java e 26-të:
Istogu-Gjilani 0-0
KEK-u-2 Korriku 1-1
Ballkani-Llapi 1-1
Flamurtari-Deçani 2-0
Rilindja-Vëllaznimi 1-2
Dukagjini-Ulpiana 3-1
Lepenci-Liria 1-1
Kosova (P) – R.Sadiku 2-0
LIGA E DYTË
GRUPI A Java e 23-të:
Artakolli – Luftëtari 1-2
Rahoveci – Lugu i Baranit 2-0
Behari – 18 Korriku 1-0
Minatori – Liria M 2-0
Opoja – Besa 2-0
Vicianumi – Drini
Rilindja e Kosovës pushoi
GRUPI B Java e 23-të:
Kamenica – Vllaznia 2-1
Vitia – Gallaksia 4-1
Besëlidhja – Vjosa 3-0
Studenti – Tefik Canga 5-1
Bashkimi – Rina
Kastrioti – Ardhmëria
Kaolini pushoi
SUPERLIGA JUNIORËT, Java e 25-të:
Besa- Rilindja ( nuk është zhvilluar)
Kosova (V) – Drenica 1-0
Trepça 89 – Prishtina 0-0
Vëllaznimi – Drita (nuk është zhvilluar)
Llapi – Gjilani (nuk është zhvilluar)
Fushë Kosova – Feronikeli 1-1
Ramiz Sadiku – Flamurtari 3-0
2 Korriku pushoi
LIGA E PARË JUNIORËT, Java e 17-të:
Gjakova – Bardhi 0-0
Trepça – Prizrenspor (nuk është zhvilluar)
KEK-u – Lepenci 6-0
Ferizaj, Liria dhe Hajvalia pushuan