2013-09-14
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 5-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Hysit ka arritur ta mposhtë edhe nënkampionen në fuqi, Trepçën’89, me rezultat 2:0, duke dëshmuar se në këtë edicion mund të luftojë për kreun e renditjes.
Golat për Hysin i shënuan Fiton Hajdari (52’) dhe Sadri Ademi (65’-autogol). Të dyja palët e shpërdoruan nga një penallti në këtë takim. Për Hysin nga pika e bardhë dështoi Mentor Zhdrella, kurse për “minatorët” Elvis Osmani. Ndërkohë, Llamkos Kosova ka shënuar fitore bindëse para tifozëve të vet në duel me Fushë Kosovën, me rezultat 4:0, duke u rikthyer sërish në pozitën e liderit, të cilën për 24 orë e mbajti Ferizaj. Për fitoren e tretë të vushtrriasve u përkujdesen Leart Emini (4’), Bashkim Shala (9’), Faton Zejnullahu (26’-pen) dhe Semir Zeneli (85’). Fitoren e vetme si mysafire në tri ndeshjet e sotme e ka shënuar Besa, e cila e mposhti Drenicën në Skenderaj, me rezultat 2:0. Golat për pejanët i shënuan Mensur Duraku (38’) dhe Egzon Gashi (85’).
Rezultatet e ditës së shtunë
Raiffeisen SUPERLIGA, java e 5-të:
Trepça – Ferizaj                                2-2
Hysi  – Trepça 89                              2-0
Llamkos Kosova-Fushë Kosova  4-0
Drenica – Besa                                 0-2
Liga e Parë, java e 4-t:
Liria – Gjilani                                     0-2
Ulpiana – Llapi                                 1-1
Kosova (P)-Deçani                         1-1
Rilindja-Ramiz Sadiku                   2-2
Flamurtari-Ballkani                         2-0