Llamkos Kosova ka konfirmuar se është kampion vjeshtor i Kosovës pasi që ka mposhtur me rezultat 2-1 Ferizajin, të cilët ruajnë pozitën e dytë pasi që Hysi pësojë si mysafirë i Dritës me rezultat 2-0. Befasia ndodhi në Mitrovicë, pasi që Ferronikeli i arriti të nxjerr barazim si mysafirë i Trepçës, 1-1.

Llamkos Kosova – Ferizaj 2-1
Derbi i kësaj jave në Raiffaisen e Superligës ishte në Vushtri, ku kampioni vjeshtor i Superligës ka fituar kundër nënkampionit vjeshtor Ferizajt. Me këtë fitore Llamkos Kosova shkëputet 9 pikë nga vendi i dytë dhe futbollist të kësaj skuadre kanë thënë pas ndeshjes se do të mundohen që të jenë kampion këtë stinor. Dy gola u shënuan në pjesën e parë të takimit. Në minutën e 8 shënojë Zeneli, ndërkaq atë e dyfishojë Alban Dragusha në minutën e 34-të. Ferizaj arriti që të ngushtojë epërsinë në minutën e 85-të të takimit shënojë Taulant Dajaku.
Trepça – Ferronikeli 1-1
Ndeshje e fortë u zhvillua edhe në Mitrovicë, në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë ku Trepça luajtur kundër ekipit drenicas Ferronikeli. Ferronikeli luajti me një lojtar me pak pasi që në minutën e 65-të nga loja u përjashtua Lladrovci. Për Ferronikeli erdhën të parët në Mitrovicë me golin e Karahodës në minutën e 28-të, ndërkaq ka barazuar Kurtishaj në minutën 75-të.
Drita – Hysi 2-0
Drita e Gjilanit i ka prishur punë shumë skuadrës nga Llapi, Hysit pasi që e ka mposhtur duke mos e lënë atë që të shpallet nënkampion të Kosovës. Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë në minutën e 10 nga Nimani. Nga minuta 77, kapiteni i Dritës Ismet Ramushi është përjashtuar nga ndeshja për shkak të dy kartonëve të verdhë. Në minutat shtesë Drita ka shënuar golin e dytë.