Skuadra kampione në fuqi e Raiffeisen Superligës, Llamkos Kosova ka shënuar fitore si mysafire. Vushtrriasit, të premten, në ndeshjen hapëse të javës së 14-të e kanë mposhtur Istogun, me rezultat 2:1, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme. Protagonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte Labinot Osmani, i cili shënoi të dy golat për fitoren e Llamkos Kosovës. Ndërkohë, Suad Saliagiq shënoi golin e vetëm për vendasit. Për vushtrriasit kjo ishte fitorja e parë si mysafirë në këtë edicion, me çka arritën në kuotën e 21 pikë, duke u ngjitur në pozitën e katërt në renditje.