12 shtator, 2017 –Feronikeli dhe Llapi kanë barazuar pa gola (0:0) në ndeshjen hapëse të javës së 4-t në Vala Superligën e Kosovës në futboll, që u zhvillua sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas. Feronikeli pati disa mundësi shënimi, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Në anën tjetër, Llapi u mbrojt mirë dhe në fund ia arriti qëllimit që të shkpusë një pikë nga ky udhëtim i vështirë. Pas këtij barazimi Feronikeli dhe Llapi kryesojnë aktualisht renditjen me nga 8 pikë.