8 korrik, 2021 – Skuadra e Llapit ka debutuar me humbje në arenën evropiane. Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, të enjten në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ka pësuar humbje nga skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Konferencës. Shkupjanët kaluan në epërsi në minutën e 36-të, me golin e Kire Markoskit, derisa golin e dytë e realizuan në minutën e katërt të lojës shtesë nëpërmjet Abdul Rwatubyaye. Llapjanët tani duhet të shpresojnë për përmbysjen e këtij rezultati në ndeshjen e kthimit, e cila luhet më 15 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.