19 gusht, 2017 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së parë në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra e Llapit e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e ri, duke shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Drenicën, me rezultat 1:0. Të dyja skuadrat shfaqën lojë të hapur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe krijuan disa mundësi të mira, por ishin llapjanët ata që arritën të gjejnë rrugën e golit kur Mirlind Daku shënoi me gjuajtje me kokë në minutën e 55-të.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli ka fituar me mjaft vështirësi në përballje me skuadrën debutuese në elitë, Vllazninë e Pozheranit, me rezultat 1:0. Skuadra mysafire rezistoi mjaft mirë deri në minutën e 88-të, kur Granit Arifaj shënoi golin e fitores për Feronikelin.