Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 25-të në Raiffeisen Superligë. Llapi dhe Gjilani janë rikthyer te fitorja, derisa Besa e Trepça’89 përballjen e tyre e kanë mbyllur pa fitues dhe pa gola. Llapi ka shënuar fitore me rezultat bindës 3:0 kundër Vushtrrisë, duke u ngjitur në poztën e tretë, me 40 pikë. Llapjanët ishin dukshëm më të mirë dhe në fund iu gëzuan me meritë fitores, me golat e shënuar nga Alban Mavriqi në minutën e 7-të dhe Hamdi Namani në minutat 71’ dhe 90’+3’. Tri pikë para tifozëve të vet i arkëtoi edhe Gjilani, që e mposhti Istogun, me rezultat 1:0, me golin e Egzon Shabanit, në minutën e 47-të.
Raiffeisen Superliga – Java e 25-të
Hajvalia – Drita 0-0
Drenica – Liria 2-0
Feronikeli – Prishtina 1-0
Llapi – Vushtrria 3-0
Besa – Trepça ‘89 0-0
Gjilani – Istogu 1-0
Liga e Parë – Java e 22-të
Ballkani – Trepça 2-0
Fushë Kosova – 2 Korriku 3-2
Kosova (P) – Dukagjini 0-0
Vëllaznimi – Luftëtari 3-0
KEK-u – Ramiz Sadiku 3-1
Vitia – Ferizaj 1-1
Behari – Flamurtari 1-2
Vllaznia (P) – Rahoveci 5-0
Liga e Dytë
Grupi A – Java 15-të
Lugu i Baranit – Deçani 2-1
Ratkoci – Dushkaja 1-1
Besa – Iliria 5-1 (u nderpre)
Rilindja e Kosovës – Leshani 2-1
Opoja dhe Minatori pushuan
Grupi B – Java e 19-të
Bashkimi (Gj) – Bashkimi (K) 1-0
Tefik Çanga – 18 Korriku 2-0
Vjosa – Kaolini 3-0
E hënë 11.04.2016
Galaksia – Rinia
Kastrioti – Kika
Besëlidhja, Ulpiana, Lepenci pushuan
Superliga Juniorët – Java e 20-të
Rilindja – Liria 0-3
Prishtina – Ramiz Sadiku 0-2
Drenica – Vushtrria 1-0
Hajvalia – Besa 0-0
Feronikeli – Drita (nuk u zhvillua)
E hënë 11.04.2016
Vëllaznimi – 2-Korriku
Istogu – Trepça ‘89
Llapi – Flamurtari
Liga e Parë Juniorët Java e 9-të
Gjilani – Gjakova 3-1
E hënë 11.04.2016
KEK-u – Ferizaj
Ereniku – Trepça ( zhvillohet më vonë)
Ballkani pushoi
Raiffeisen Liga Femrat Java e 10-të
Vizioni – Ulpiana 3-4
Kosova (P) – Dukagjini 4:3
E hënë 11.04.2016
Llapi – 13 Qershori
E martë 12.04.2016
Intelektualet – Hajvalia
Mitrovica pushon