23 shtator, 2017 – Skuadra e Llapit ka shënuar fitore para tifozëve të vet në kuadër të javës së 6-të në Vala Superligë. Llapjanët e kanë mposhtur Vëllaznimin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me rezultat 2:0. Mirlind Daku e kaloi Llapin në epërsi qysh në minutën e 13-të, kur shfrytëzoi reagimin e dobët të portierit Altik Muhaxhiri. Ndërkohë, fitoren e llapjanëve e vulosi Hamdi Namani, me golin e shënuar në minutën e 55-të. Për Llapin kjo ishte fitorja e katërt në këtë edicion dhe në këtë mënyrë e ka përforcuar pozitën e parë me 14 pikë.